Aktualitet

Hotel ‘Europapark’ vendos traun në rrugën kombëtare: 2 euro kush do të kalojë!

Qyetetarët duhet të paguajnë vlerën 2 euro nëse do duan të kalojnë.

f.t
Hotel ‘Europapark’ vendos traun në rrugën kombëtare:
PAMJE NGA NGJARJA

FUSH KRUJË- Situata vijon të mbetet problematike në autortradën Thumanë-Kashar. Teksa banorët e zonës kërkojnë hyrje-dalje dhe hapjen e rrugës së vjetër të Thumanës, bizneset private duket se kanë gjetur 'zgjidhje' dhe po përfitojnë nga qytetarët.

Denoncime në redaksinë e ZËRI-t tregojnë se Hoteli ‘Europapark’, i cili ndodhet në aksin e vjetër ka vendosur një tra, ku qyetetarët duhet të paguajnë vlerën 2 euro nëse do duan të kalojnë.

Hotel ‘Europapark’ vendos traun në rrugën kombëtare:
PAMJE NGA NGJARJA
Hotel ‘Europapark’ vendos traun në rrugën kombëtare:
PAMJE NGA NGJARJA
Hotel ‘Europapark’ vendos traun në rrugën kombëtare:
TARIFA

Rruga e re Thumanë-Kashar do të funksjonojë po ashtu me pagesë.  270 lekë për mjetet e vogla, 650 për autobusët, dhe 900 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Kushti që një aks rrugor të bëhet me pagesë, është që qytetarët të kenë mundësi kalimi alternative, gjë që iu është mohuar mijëra qyetarëve që do të përshkruajnë këtë rrugë, ndoshta edhe disa herë në ditë, për shkak të distancës së shkurtër që ajo ka, dhe lidhjes ndërmjet qyteteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB