
SPANJË- Një 35-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar mbëmjen e djeshme një atentati duke përfunduar i plagosur rëndë. Ngarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella. Sipas dëshmitarëve ka pasur disa të shtëna me armë zjarri, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka marrë disa plagë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por nuk përjashtohet mundësia e prishjes së pazareve të drogës, duke qenë se Marbella është një pikë e nxehtë në larjen e hesapeve mes bandave në Costa del Sol, që pikënisje kanë drogën.
Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e qendrës tregtare Guadalmina, midis Marbella dhe Estepona. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur./ZËRI