Aktualitet

14 vite burg për babanë që vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën! Dëshmia: Njerka e pa abuzimin, por nuk tregoi

Tare ka deklaruar se bashkëshortja e Fatmir Tarellarit dhe njerka e vajzës së tij, e ka parë skenën e përdhunimit që i vëllai i saj ka bërë me të miturën në atë kohë, ngjarje të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk ka treguar.

F.I
14 vite burg për babanë që vrau kunatin pasi i përdhunoi
FATMIR TARELLARI DHE ERJON PELIVANI

GREQI-Fatmir Tarellari, autori i vrasjes së Erjon Pelivanit është dënuar nga gjykata e Larisës me 14 burgim për ekzekutimin e kunatit të tij, i cili i kishte përdhunuar të bijën. Tarellari në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” kushëriri i Fatmir Tarellarit, Astrit Tare ka treguar të gjitha prapaskenat e gjyqit, si dhe ka hedhur poshtë lajmin e qarkulluar ditët e fundit në mediat greke se e bija e Tarellarit, kishte manipuluar mesazhet, dhe se Erjon Pelivani nuk kishte abuzuar seksualisht me të.

Astrit Tare ka deklaruar se bashkëshortja e Fatmir Tarellarit dhe njerka e vajzës së tij, e ka parë skenën e përdhunimit që i vëllai i saj ka bërë me të miturën në atë kohë, ngjarje të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk ka treguar.

"Në datën 9 unë kam qenë në sallën e gjyqit në Larisa, dhe një ditë më pas gjyqi ka përfunduar dhe kushëriri im është dënuar me 14 vjet. Në asnjë mënyrë nuk është shprehur që vajza nuk është përdhunuar dhe nuk është keqtrajtuar nga ai kriminel. Vajza është dhunuar, Fatmiri ka bërë gabim që ka vrarë, dhe ka marrë dënimin. Nëse vajza dhe Fatmiri do kishin gënjyer, do ishte dënuar me burg përjetë. Është dënuar në shkallën e parë me 14 vjet që kjo do të thotë se ka një gjykim tjetër në vijim. Flitet vetëm për një mesazh jo për të gjitha, se dhunimi ka filluar 12 vjet përpara, dhe ai mesazh ka qenë tre ditë para se të kryhej vrasja, mënyra si është bërë dhe pse është bërë, është fare e thjeshtë që ndonjëherë ndodh dhe sindroma e Stokholmit. Por vajza nuk ka pasur afeksion me të, ka qenë vetëm një episod. Ky mesazh nuk është marrë parasysh nga askush. Aty kanë dalë rrethana shumë drithëruese, që njerka e vajzës kur është bërë përdhunimi e ka parë dhe ka folur me Fatmirin dhe  me vajzën e saj dhe të vajzës së Fatmirit. Ka kapur vëllanë e vet në atë ditë që e ka përdhunuar, 12 vite më parë dhe kjo është shumë e dhimbshme. Kanë dëshmuar shumë persona, nga dy orë i kanë marrë në pyetje deri sa të dal e vërteta dhe e vërteta ka dalë dhe Fatmiri është dënuar me 14 vite. Ta thash se çfarë është sindorma e Stokholmit, është një mesazh i izoluar dhe ai mesazh nuk është marrë parasysh para atyre fakteve tronditëse që kanë dalë. Ai ka thënë që kam bërë gabim që kam bërë këtë vrasja, dhe në vendin tim këtu të ishte ai person që ka kryer dhunimin e vajzës time. Është kthyer nga prindërit e viktimës dhe ka kërkuar falje, se nuk ka vrarë një pulë. Sepse dhe unë e kam pasur shumë të vështirë të shikoja në gjyq prindërit e viktimës që po ashtu i kam kushërinj, por ama t’i ndajmë ca gjëra. Vajzën nuk duhet ta vrasim për herë të tjera, se është vrarë boll. Gjendja e vajzës nuk është se është e qetë, është e ngarkuar. Po të nisim nga tragjedia, ngarkesa psikologjike që ka pasur Fatmiri në momentin e krimit ishte shumë e rënduar, sepse viktimën ai e ka trajtuar si vëlla, tradhtia ka ardhur nga brenda, aq më tepër që gruaja e tij e ka parë këtë dhe e kanë mbajtur të fshehtë. Janë bërë shumë gjëra në këto 12 vite që ata nuk trajtuar. Kur isha në Greqi pas ngjarjes, bisedova me Fatmirin dhe i thash që tani ka ardhur koha që ka ardhur një ndihmë financiare, dhe kanë qenë ato tre vajza qe nuk pranuan, dhe po të mos ishin ato të pastra dhe të mira, do t’i kishin pranuar. Vajzat janë të treja bashkë, në gjendje të rënduar,"-u shpreh ai.

Si ndodhi vrasja?

Gjithçka nisi pasi Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e shtëpisë ku jetonte e bija, e cila pretendonte se vajza nuk e kishte paguar qiranë. I habitur, duke qenë se ia kishte dërguar paratë, Fatmir Tarellari ballafaqoi të bijën. 19-vjeçarja i rrëfeu se paratë ia kishte dhënë Pelivanit, pasi ai e kishte abuzuar që në moshën 9-vjeçare dhe tashmë e kërcënonte me foto intime. Tarellari mori pushkën e shkoi në vendin ku punonte kunati i tij, të cilin e qëlloi për vdekje./ZËRI

Poll

MOS HUMB