Aktualitet

2300 kg kokainë drejt Madridit, kapiteni i anijes: Më detyruan shqiptarët

Pa dhënë emra, kapiteni i anijes "Bestarruza" tregoi para autoriteteve spanjolle se dëshironte të bashkëpunonte me policinë pasi nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e kokainës.

F.m
2300 kg kokainë drejt Madridit, kapiteni i anijes: Më detyruan
Anija 'Bestarruza'

SPANJË- Kapiteni i anijes, brenda të cilës u gjetën e sekuestruan 2300 kilogramë kokainë ka deklaruar se ka qenë i detyruar të kryente transportin e drogës drejt Spanjës, pasi kërcënohej nga një klan shqiptar. Pa dhënë emra, kapiteni i anijes "Bestarruza" tregoi para autoriteteve spanjolle se dëshironte të bashkëpunonte me policinë pasi nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e kokainës.

“84 pakot me kokainë i transportopja nga frika. Jam kontaktuar nga një klan shqiptar dhe kam marrë kërcënime. Kam frikë se mos i ndodh gjë familjes time,”- tregon ai.

Mediat spanjolle shtojnë se i çuditshëm është fakti se kapiteni ka rrëfyer vetëm gjëra sipërfaqësore, pa u thelluar në mënyrën se si është kontaktuar nga shqiptarët, paraqitjen e tyre, vendin ku ishte ngarkiuar anija apo personin që do ta tërhiqte pasi të mbërrinin në Madrid.

DEA dha alarmin dhe agjentët i zunë prinë anijes “Bestarruza” që po lundronte në mes të natës pa drita ndezur në mënyrë që të mos tërhiqte vëmendjen. Anija kishte gjithashtu dhe sistemet elektrike të navigimit të çaktivizuara.

Në pranga janë vënë pesë persona në total, kapiteni, tre shqiptarë që ndodheshin gjithashtu në anije dhe një person tjetër, shtetësia e të cilit nuk bëhet me dije.

Poll

MOS HUMB