Aktualitet

3 të vdekur e 4 të plagosur! Aksident tragjik në Kosovë, makina e policisë përplaset me një tjetër mjet

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Mitrovicë-Pejë.

F.m
3 të vdekur e 4 të plagosur! Aksident tragjik në Kosovë,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Mitrovicë-Pejë.

Makina e policisë është përplasur me një tjetër automjet dhe për pasojë tre persona kanë ndërruar jetë, kurse katër të tjerë jnë plagosur. Ajo që dihet deri më tani është se katër të plagosurit janë efektivë policie. Kurse për viktimat, nuk ka asnjë të dhënë për momentin.

Shkaku i këtij aksidenti tragjik dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti që u përplas me makinën e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sonte rreth orës 18:40, është  raportuar për  aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të  Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për  hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të  trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

Poll

MOS HUMB