Aktualitet

AMP mbyll hetimet për aksidentin ku u përfshi eskorta e gjyqtares Irena Gjoka! Çfarë zbuluan kamerat?

Raportohet se nga kqyerja e kamerave të sigurisë përgjatë aksit nga Rinasi në Selitë ku ndodhi aksidenti vërehet se funskionale ka qenë vetëm një, ajo tek mbikalimi i Kasharit.  

E.K
AMP mbyll hetimet për aksidentin ku u përfshi eskorta e gjyqtares
Irena Gjoka

TIRANË- Agjensia e Mbikqyerjes Policore (AMP) ka mbyllur hetimet në lidhje me aksidentin automobilistik u përfshi eskorta e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka. Raportohet se nga kqyerja e kamerave të sigurisë përgjatë aksit nga Rinasi në Selitë ku ndodhi aksidenti vërehet se funskionale ka qenë vetëm një, ajo tek mbikalimi i Kasharit.  

Burime për Anila Hoxhen bëjnë me dije se i ripyetur, polici Isidor Heta ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë shërbimi kryente mjeti i Gardës së Republikës dhe nuk kishte asnjë njohje me drejtuesin e mjetit të Gardës së Republikës.

“Nga ana jonë u këqyrën kamerat në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ku e vetmja kamër e cila kishte fiksuar momentin e kalimit të mjetit të Gardës së Republikës ndodhej e instaluar poshtë mbikalimit të Kasharit në orën 20:47:23”, thotë AMP në raport, bën me dije TCH.

Raporti thotë se nga këqyrja vërehet se pas kalimit të mjetit të Gardës, dallohet një mjet që për nga lloji dhe forma, të ketë qenë mjeti “Mercedes Benz” i punonjësit të Policisë së Shtetit Ardjan Disha, pasi targa nuk duket.

Ndërkohë vijohet më tej “Sqarojmë se kamerat në zonën e Unazës së Re ku mund të kenë kaluar mjetet, nuk ishin funksionale.”

Nga hetimi mbi profilin e policit në raport përmendet se ai është nga Preza dhe ka 2 muaj që është transferuar në Elbasan nga policia e Rinasit. 

“Nga verifikimi në kartotekë nuk ka materiale operative në ngarkim dhe në Elbasan njihet për një punonjës korrekt”, theksohet më tej.

Ndërkohë verifikime po kryhen ndaj policisë rrugore të Tiranës mbasi fillimisht e kanë raportuar që në mjetin që po eskportonte familjen nën mbrojtje të gjyqtares Irena Gjoka deklaruan se në makinë nuk kishte anëtarë të familjes së saj. Djali I gjyqtares është dërguar në një spital; privat për të marrë mjekim.

Mësohet se për hetimin e këtij aksidenti janë angazhuar dhe agjentë të SHISH, ndërkohë që nga vetë Irena Gjoka nuk ka pasur asnjë reagim. Isidor Heta, personi që shkaktoi aksidentin me eksortën që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, rezulton se ka shërbyer si pjesë e gardistëve pranë Sali Berishës në 21 Janar të vitit 2011. Burime bëjnë me dije për Zërin se Heta ka mbajtur dhe gradën e nënoficerit të eskortës së Berishës./ZËRI

Poll

MOS HUMB