Aktualitet

Aksidentuan për vdekje këmbësorin/ Arrestohet shtetasi italian, shpallet në kërkim një 43-vjeçar

Dy autorët, pas aksidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

f.t
Aksidentuan për vdekje këmbësorin/ Arrestohet shtetasi italian,
foto ilustruese

KAVAJË-Një shtetas italian ka përfunduar në pranga dhe një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Kavajës. Këta 2 sheteas kanë aksidentuar mesditën e sotme në aksin Kavajë-Golem një këmbësor i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Dy autorët, pas aksidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se  rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas  po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë,  është bërë  arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç,  pasi  nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e  automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB