Aktualitet

Autoritetet greke ‘bastisin’ qelitë e tre të rrezikshmëve shqiptarë

Gëzim Hamitit i është gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

F.m
Autoritetet greke ‘bastisin’ qelitë e tre të
Dy shqiptarët

GREQI- Autoritetet greke kanë ushtruar kontrolle në qelitë e tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios. Informacionet se tre shqiptarët Gëzim Hamiti, 51 vjeç, Geni Cato 38 vjeç dhe Edmond Përbasha 45 vjeç, mbanin sende të paligjshme në qeli ka bërë që policia greke të mësyjë në qelinë e tyre.

Top Channel shkruan se pas kontrolleve është bërë me dije se Gëzim Hamitit i është gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

Geni Cato është arrestuar pasi akuzohet si pjesë e grupeve mafioze greke. Ai gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë dhe në një atentat si dhe vendosjen e një eksplozivi në një karburant. Cato ka marrë pjesë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Edmond Perbasha është dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë. Ai është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”. Ai gjithashtu bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash.

Poll

MOS HUMB