Aktualitet

Babai i 6 fëmijëve humbi jetën në fabrikën e mermerit, arrestohet pronari

Markja po punonte në një subjekt që merrej me përpunimin e pllakave të mermerit kur dhe ndodhi ngjarja

E.K
Babai i 6 fëmijëve humbi jetën në fabrikën e mermerit,
Bedri Markja

DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga Urim Bulkun, pronar i një subjekti për përpunimin e mermerit, ku humbi jetën gjatë ditës së djeshme 33-vjeçari Bedri Markja. Bulku akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 33-vjeçari, baba i 6 fëmijë, humbi jetën pasi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, për  shtetasin B.M., 33 vjeç, që humbi jetën në spital, si pasojë e lëndimeve të marra, gjatë punës duke punuar në një subjekt të përpunimit dhe tregëtimit të mermerit, në Maqellarë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin U.B., 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB