
ITALI- Si “Bonnie and Clyde”, çifti shqiptar arritën të arratisen nga burgu në Pesaro, Itali. Emilian Bici, 43 vjeç dhe Ermelinda Saphiu, 38 vjeç u arratisën nga burgu pasi kishin dalë me leje si pjesë e planit të riintegrimit social. Burime për mediat italiane raportojnë se çifti kishin fituar mundësinë për të punuar jashtë burgut pikërisht për shkak të sjelljes së tyre të mirë. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje, pasi në 2018 kishin plagosur me thikë një person.
Puna i lejoi ata të largoheshin nga burgu në orën 7 të mëngjesit dhe më pas të ktheheshin 8 orë më vonë. Rreth një muaj gjithçka shkoi mirë deri nga momenti kur dyshja nuk u rikthye. Policia dhe Karabinierët kontrolluan stacionet e trenit dhe autobusëve, duke parë edhe imazhet e kamerave për të parë nëse të arratisurit kishin kaluar nëpër ndonjë pikë nisjeje. Gjithashtu kontrolluan qelitë e tyre në kërkim të ndonjë të dhënë që mund të tregonte rrugën e arratisjes. Dyshohet se çifti prej disa kohësh kishte organizuar planin e arratisjes.
Burrë e grua u arrestuan pas një tentative për vrasje të ndodhur në janar 2018 në Punta Marina. Çifti së bashku me një person të tretë kanë depatuar me viktimën, një bashkëatdhetarin e tyre. Sherri degradoi dhe burrat e kanë goditur 5 herë me thikë 57-vjeçarin, ndërsa gruaja, sipas Prokurorisë, e ka mbajtur atë. Gjatë hetimeve, burri u kap në Napoli dhe gruaja pranë Fanos. I çuditshëm është fakti se Ermelinda e kryente dënimin vetëm 4 ditë pas arratisjes, por 43-vjeçari, ndryshe nga gruaja, do t'i duhej të vuante edhe tre vjet burg.