Aktualitet

Gjykata lë në burg grupin e Laert Haxhisë, mes tyre edhe ish-e dashura

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg: Artan Tafanin, Bledar Berberin, Ligor Ramaçkën, Indrit Manejn, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Marglen Topuzin, Erisjano Abedinin, Bujar Abedinin, Lulzim Spahian, Fatjon Veliu. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi.

E.K.
Gjykata lë në burg grupin e Laert Haxhisë, mes tyre edhe ish-e
Laert Haxhiu

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 10 të arrestuarit, të cilët ranë në pranga në kuadër të operacionit “Never forget”. Ata ishin pjesë e bandës së Laert Haxhiut dhe akuzohen si autorët të 6 vrasjeve të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit.

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg: Artan Tafanin, Bledar Berberin, Ligor Ramaçkën, Indrit Manejn, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Marglen Topuzin, Erisjano Abedinin, Bujar Abedinin, Lulzim Spahian, Fatjon Veliu. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi.

Më herët gjatë kësaj të diele Policia mori masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit. Gjykata u rrethua nga dhjetëra forca policie, ndërsa dhe perimetri rreth saj u mor nën mbikqyerje për çdo rast tentative arratisjeje apo sulmi nga jashtë.

Ka qenë dëshmia e Artan Tafanit, ky i fundit tashmë i penduar i drejtësisë ajo që solli fundin e bandës, e cila akuzohet për 6 vrasje. Tafani, u shpall në kërkim nga Policia pas vjedhjes së rreth 40 mijë eurove në një Exhange në Astir. Por hetimet zbuluan se Tafani nuk ishte thjesht një grabitës i rëndomtë por një vrasës. Gjurmët çuan hetuesit në “dyert” e Laert Haxhisë.

Tafani u arrestua në një hotel në autostradën Lushnje-Fier. Në momentin e arrestimit iu gjet armë dhe disa qindra euro. Pasi u kthye në të penduarin e drejtësë ai u “zbërthye” duke treguar vrasjet me detaje, një prej të cilave vetë kushëriri I Laert Haxhisë, “trurit” të bandës që tashmë ndodhet i arrestuar dhe i burgosur në Greqi.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga Policia e Shtetit marrjen në mbrojtje të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu. Kjo pasi në dëshminë e tij, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se ajo ishte vënë në "shënjestrën"e bandës së Haxhisë për t'u eleminuar. Madje e kishin ndjekur disa ditë dhe fotografuar fa,miljen, përfshirë dhe fëmijët. 

Kjo pasi Musabelliu pasi kishte hetuar atë dhe dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë. 

-Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)

-Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku),  “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe  Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).

-Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

-Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).

-Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).

-Marnglen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

-Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.

-Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

-Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).

-Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

-Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Operacioni “Never Forget”

Përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).

Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi./Zëri

Poll

MOS HUMB