TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për 5 të akuzuarit për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 2023. Bëhet fjalë për Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ish-kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë.
Me vendim të GJKKO-së, ish-kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, i akuzuar për "moskallëzim krimi", është dënuar u dënua me 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar që konvertohen në 60 ore pune në interes publik. Hoxha ka qenë në dijeni të veprimtarisë së paligjishme, por nuk e ka kallëzuar në organet kompetente.
Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, akuzohen për "Korrupsioni aktiv në zgjedhje". GJKKO i ka dënuar me shërbim prove për një afat prej 2 vjetësh.
Njoftimi i plotë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Limon Shala, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 për të pandehurin Limon Shala dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 (një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Limon Shala, për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Thaçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Thaçi me 1 (një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vihet në provë i pandehuri Fatmir Thaçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Engjell Cara për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Engjell Cara me 1(një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Engjell Cara për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florant Saraçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Florant Saraçi me 1(një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Florant Saraçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Hoxha për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shkëlqim Hoxha, me 4 (katër) muaj burgim. – Bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik. –
I pandehuri Shkëlqim Hoxha, urdhërohet të kryejë 60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj. – Urdhërohet i pandehuri Shkëlqim Hoxha të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
6. Kthimin e aparateve celularë të sekuestruar shtetasve L. Shala, F.Thaci, dhe E.Cara.