Aktualitet

Ndihmoi bashkëshortin të përdhunonte një vajzë! Kapet e reja nga Lushnja (HISTORIA)

Në dhjetor të vitit 2020, Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj për përdhunimin e vajzës së re. Dy të rinjtë, Faslliu dhe e reja, e kishin lënë të pinin kafe por gjatë bisedës 35-vjeçari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë.

k.m.
Ndihmoi bashkëshortin të përdhunonte një vajzë! Kapet e
Foto ilustruese

TIRANË- Borana Faslliu është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze, 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur 3 vite më parë në qytetin e Lushnjes, e menjëherë pas denoncimit të të abuzuarës, në pranga përfundoi Vionis Faslliu, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Borana u shpall në kërkim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. E dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura", ndalohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë. Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura". Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Por si ndodhi ngjarja?

Në dhjetor të vitit 2020, Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj për përdhunimin e vajzës së re. Dy të rinjtë, Faslliu dhe e reja, e kishin lënë të pinin kafe por gjatë bisedës 35-vjeçari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë. Fillimisht edhe 26-vjeçarja ka pranuar të qëndrojë me të, por, kur ai i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ajo ka kundërshtuar duke bërë që 35-vjeçari të abuzonte me të seksualisht.

Ndërkohë që të kundërtën pretenton i dënuar, i cili gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Lushnjes, është shprehur se akti nuk është kryer pa dëshirën e të resë, ndërsa theksoi se ajo është duke gënjyer për këtë rast, pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve. Por pretendimi i të resë i ka vendosur prangat edhe të shoqes së tij, Boranës, pasi e reja pretendon se edhe ajo ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë. Ndaj dhe ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Arratia e autores përfundoi sot, në momentin kur Policia arriti që t'i vendoste prangat në qytetin e Durrësit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB