Aktualitet

“Bonnie dhe Clyde”/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ në Angli, në pranga 5 shqiptarë, dhe një grua britanike

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka qenë në lidhje me një shtetase angleze, ndërsa historia e romancës së tyre krahasohej me Bonnie dhe Clyde

E.K
“Bonnie dhe Clyde”/ Shkatërrohet banda e
5 shqiptaret e arrestuar

ANGLI- Një bandë e organizuar kriminale, e cila përbëhej nga 5 shqiptarë dhe një grua britanike, është shpallur fajtore për një seri grabitjesh që kapin vlerën e rreth 1 milion paundëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi, i cili vepronte në disa qarqe të Anglisë, kishte kryer të paktën 44 vjedhje në banesa luksoze, duke marrë bizhuteri, çanta firmato, ora të shtrenjta dhe para cash.

Në krye të këtij grupi, sipas mediave britanike ka qëndruar shtetasi Endrit Nikolli, 27 vjeç, i cili kishte një lidhje romantike me Jade Tubb, 33 vjeçe, shtetase britanike.

Në letrat e sekuestruara nga policia, çifti e përshkruante veten si “Bonnie dhe Clyde”, duke e veshur me një petk romantik aktivitetin e tyre kriminal. Tubb kishte rol logjistik, pasi rezervonte automjetet e përdorura për grabitje dhe shpenzonte paratë e përfituara nga krimi.

Grupi përdorte shkallë për të hyrë nga dritaret e kateve të sipërme dhe synonte posaçërisht banesa të personave të pasur. Hetimet nisën në tetor 2024, ndërsa policia arriti të lidhë ngjarjet përmes gjurmëve të këpucëve dhe provave të ADN-së.

Pesë burrat shpesh takoheshin në një kafene në Birmingham për të diskutuar vjedhjet me thyerje.

Shumica e sendeve të vjedhura janë shitur para arrestimeve. Të pandehurit janë lënë në paraburgim dhe pritet të dënohen më 20 shkurt në Gjykatën e Chester Croën. 

Rreshterja detektive Laura Fox, e Maçlesfield Proactive CID, tha: “Të gjitha incidentet ishin orkestruar me kujdes, me bandën që kërkonte objektivat e tyre përpara se të kryenin krimet, madje duke e zgjeruar përhapjen e krimit në forca të shumta në një përpjekje për të mos u zbuluar.”

“Bonnie dhe Clyde”/ Shkatërrohet banda e
sidorjan prendi duke pozuar me oret e vjedhura

Ai vazhdoi duke thënë: “Gjatë gjithë hetimit tonë, ka qenë e qartë se banda nuk kishte absolutisht asnjë konsideratë për ndikimin që veprat e tyre penale do të kishin mbi viktimat. Në vend të kësaj, ata rregullisht mburreshin me krimet e tyre dhe ndanin imazhe të fitimeve të paligjshme.”/ZËRI 

Poll

MOS HUMB