Aktualitet

DALIN LISTAT E VIKTIMAVE të MCA, si u shitën kredi e kohës së pandemisë dhe u konfiskuan pronat

Prapaskena shkruan gjithashtu se lista me 396 viktima të skemës janë shitur për 72 mijë euro, pra me 12 %.

F.m
DALIN LISTAT E VIKTIMAVE të MCA, si u shitën kredi e kohës
MCA

TIRANË- Lista e qytetarëve që janë financuar nga institucionet mikrofinanciare, kredi të cilat janë shitur tek Micro Credit Albania ka nisur ë publikohet në media. Prapaskena ka publikuar dokumentet me emrat e qytetarëve që kanë marrë kredi në kulmin e pandemisë së Covid-19, ndryshe nga çfarë ka pretenduar Banka e Shqipërisë, kur shprehet se kreditë e këqija datojnë në vitin 2015.

Prapaskena shkruan gjithashtu se lista me 396 viktima të skemës janë shitur për 72 mijë euro, pra me 12 % të vlerës totale. Por jo e njëjta gjë ka ndodhur me mbledhjen e vlerës. Kur MCA i kontaktoi qytetarët, vlera që ata paguan ishte më e lartë sesa kredia fillestare që ata morën në shifra minimalisht dyfish nga vlera e parë.

Nga ana tjetër, disa qytetarë nga kjo listë të kontaktuar nga Prapaskena treguan se kishin paguar më shumë se gjysmën e kredisë, por nuk kishin mundur të dalin më nga shtëpia në vitin 2020 për të shlyer detyrimin.

Atyre u janë bllokuar pronat pa e ditur as se nga kush.

Sot, Arben Meskuti, administratori i “Final” shpk, është pas hekurave, ndërsa administratorja e MCA-së, Elda Ibro është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa qytetarët që janë pjesë e këtyre listave jetojnë me frikën se nga dita në ditë mund të nxirren nga shtëpitë ku jetojnë dhe të gjendjen në mes të një udhëkryqi pa zgjidhje.

Banka e Shqipërisë nga ana tjetër ka marrë pushimet, ndërkohë që në vjeshtë e presin të paktën dy çështje për të dhënë llogari përpara institucioneve të drejtësisë, një në Prokurorinë e Posaçme dhe një tjetër të regjistruar në Prokurorinë e Tiranës.

Si u zbulua skandali me mikrokreditë?

Prej më shumë se 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyrat e dhënies dhe mbledhjes së borxheve. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot dhe që presin përgjigje, përpara se historia e Pla Trashajt që u vetëflijua në dyert e SPAK të përsëritet./ZËRI.

 

Poll

MOS HUMB