Aktualitet

DETAJE/ Mbahej e 'burgosur' nga burri, gruaja: Pasi iku në emigrim u bë i dhunshëm

Po ashtu ajo ka treguar se për shkak të xhelozisë ai nuk e lejonte të shkonte as në punë.

E.K
DETAJE/ Mbahej e 'burgosur' nga burri, gruaja: Pasi iku në
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje arrestimin e 34-vjeçarit Asqeri Mendri në Kodër Institut, pasi akuzohet për dhunë në familje. Gruaja e dhunuar, e cila dhe ka bërë denoncimin në polici është shprehur se burri i saj ishte shumë xheloz dhe nuk e linte të shkonte askund. Po ashtu ajo ka treguar se për shkak të xhelozisë ai nuk e lejonte të shkonte as në punë. Ndër të tjera gruaja shprehet për TCH se që pas ardhjes së tij nga Gjermania ai ishte bërë shumë i dhunshëm.

“Ishte xheloz, më kërkonte llogari për gjithçka. Para 8 muajsh, iku në emigrim dhe prej andej u bë i dhunshëm. Nuk më lejonte të shkoja në punë, por nga ana tjetër më kërkonte para”, shprehet gruaja”.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB