Aktualitet

PAMJET/ Si e ktheu 34-vjeçari në Tiranë shtëpinë në 'Big Brother' pasi ishte xheloz për gruan

Kamerat ishin vendosur në sallon dhe në pjesë të tjera të banesës ndërsa nuk ka munguar as dhuna ndaj gruas.

E.K
PAMJET/ Si e ktheu 34-vjeçari në Tiranë shtëpinë
Kamerat e vendosura

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet brenda banesës së 34-vjeçarit Asqeri Mndri, i cili kishte mbushur shtëpinë me kamera për shkak të xhelozisë që kishte ndaj gruas. Kamerat ishin vendosur në sallon dhe në pjesë të tjera të banesës ndërsa nuk ka munguar as dhuna ndaj gruas. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se ai e dhunonte sistematikisht, ndërsa nga dhuna nuk kanë shpëtuar as katër fëmijët e mitur.

Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB