
Foto ilustruese
TORINO- Një 32-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia italiane pasi ka goditur me thikë një 52-vjeçar italian. Sipas mediave italiane, sherri ka nisur në stacionin e atobusit dhe dy personat nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Pas debatit, shqiptari ka goditur me thikë italianin dhe e ka gjuajtur me shkelma në fytyrë. 52-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 32-vjeçari është arrestuar nga policia.
Autoritetet bëjnë me dije se po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /ZËRI
Poll