Aktualitet

DETAJE/ Alfred Dedja ishte i armatosur kur u vra, ka punuar edhe tek kompleksi “Golden”

50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe tek kompleksi Golden që është në pronësi të Altin Hajrit.

F.m
DETAJE/ Alfred Dedja ishte i armatosur kur u vra, ka punuar edhe tek kompleksi
Vendi ku u vra Alfred Dedja

TIRANË- Alfred Dedja, i cili u vra pasditen e sotme në Ndroq ishte i armatosur. Autoritetet kanë konsttuar një armë zjarri në trupin e viktimës, në momentin që kanë marrë atë pas ekzekutimit. Pistoleta është në duart e ekspertëve, të cilët pritet të bëjnë dhe ekspertizën e nevojshme për të dalë në përfundimet nëse kjo armë është përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Megjithatë, ajo që raportohet gjithashtu është se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe tek kompleksi Golden që është në pronësi të Altin Hajrit.

Personi që e vrau, Julian Gjoshi është pikërisht kunati i Hajrit. 27-vjeçari u fut brenda lokalit ku ndodhej Dedja me miqtë e tij dhe ka shkuar drejt tavolinës ku ndodhej 50-vjeçari. Aty ai e ka qëlluar me dy plumba dhe Dedja ka ndërruar jetë.

Më pas Gjoshi është larguar me një mjet tip “Mercedes Benz” të llojit “ML”. Policia është vënë në kërkim të tij.

Poll

MOS HUMB