
TIRANË- Orges Shijaku, djali i piktorit të madh Sali Shijaku, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për shkak se ka nxitur djalin e tij 16-vjeçar që të përdorte armë. Orges Shijaku, me profesion skluptor, aktualisht dyshohet se ndodhet në Zvicër, ndërsa gjatë të banesës në Tiranë, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Sali Shijaku, një prej piktorëve më të mëdhenj shqiptar ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Gjatë kontrollit në banesën e Orges Shijakut, policia gjeti dhe sekuestroi 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.
/ZËRI