
TIRANE- Prej tre ditësh vazhdon telenovela e përplasjes mes biznesmenit Gjergj Luca dhe Policisë së Sarandës. Shkak për konfliktin e bërë publik në media është bërë tërheqja e një veliere për të cilën Luca pretendon se ka pronësinë mbi të, pasi kanë qenë peshkatarët e tij që e kanë gjetur në det të hapur në muajin qershor të këtij viti.
Por çfarë ka ndodhur? Për 5 muaj që do të duhet të hetonte për aktivitetin e mundshëm të paligjshëm të poseduesve të vërtetë të velierës, Prokuroria e Sarandës, siç mund të shihni edhe në dokumentacionin e siguruar nga Zëri, ka vendosur mosfillimin e hetimit për velierën e gjetur në mes të detit, aktivitetin e mundshëm ilegal që ka kryer apo pronarët e vërtetë të saj.
-
Anija fantazëm dhe vetëgjyqësia e Gjergj Lucës
16 Nëntor, 21:20 -
Kështu, me të drejtën që ia jep ligji, biznesmeni Luca ka nisur procedurat për regjistrimin e saj. Në këtë moment, ai ka marrë autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Autoriteti Portual Durrës dhe ka nisur procedurat për të zhvendosur velierën nga Porti i Sarandës në atë të Shëngjinit.
Në dokumentacion prokuroria argumenton se:
"Nga analiza e të gjithë rrethana të faktit të parë të paraqitura në këtë kallëzim penal, rezulton se ka shkaqe që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe si të tilla janë: Në rastin konkret, nuk evidentohet fakt penal, pasi rezulton të jetë konstatuar një send pa objekte të kundraligjshme në të. Rasti në fjalë, nuk plotëson elementët e nevojshëm të anës objektive të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal".
Por pasi veliera është marrë nga peshkatarët e Rozafës, Policia e Shtetit ka arrestuar 5 punëtorët e Lucës ndërsa edhe vetë AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ka pezulluar një polic, se përse nuk ka reaguar në momentin e tërheqjes së mjetit lundrues.
Është e paqartë përse institucionet nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për të kryer në mënyrë normale një proces që do të duhet të ishte përmbyllur pa asnjë prapamendim, por ajo që mund të themi me siguri është fakti se është pikërisht kjo mos-marrëveshje Polici-Prokurori që e ktheu këtë ngjarje në historinë limonadë të kësaj jave./ZERI