
MIRDITË- Aleksandër Senaj, i riu që bashkë me një person tjetër dhunoi pronarin e një karburanti në Mirditë, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. 28-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për “tentativë vrasjeje”. Senaj është përfshirë në një ngjarje kriminale në gusht të këtij viti.
Aleksandër Senaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të një Audi në fshatin Dukagjin i Ri, më 11 Gusht. Në mjetin “Audi” udhëtonte Sebastjan Mallkuqi (Ajazi). Në pranga u vendos shënjestra e atentatit, 30-vjeçari me dy mbiemra, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak. Ndërsa autori i ngjarjes Aleksandër Senaj u shpall në kërkim nga policia.
Çfarë ndodhi në Mirditë?
Aleksandër Senaj dhe Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç refuzuan të paguanin furnizimin e automjetit me karburant dhe kur pronari i kërkoi pagesën ata e kanë kërcënuar me armë zjarri. Denoncimi u bë në polici nga pronari i karburantit dhe dy të rinjtë janë shpallur në kërkim. Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza “tentativë për vrasje”.