Aktualitet

Diell dhe kthjellime, rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për sot

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu

F.I
Diell dhe kthjellime, rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë sërish rritje.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 10 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi maksimale 60 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB