
TIRANË- Shtyhet seanca gjyqësore e kësaj të hënë në Gjykatën e Tiranës për zgjidhjen e martesës mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës. Shkak është bërë mungesa e këtij të fundit në sallë. Leka II zgjodhi të dërgonte në Gjykatë vetëm avokatin. Ndërkohë Elia mbërriti e para në Gjykatën e Tiranës, e shoqëruar dhe nga avokati i saj. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 1 prill.
Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Përpos divorcit dhe dhuna ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar në gjykatë./ZËRI