
TIRANË- Sherr mes të rinjve në Tiranë. Raportohet se tre të rinj, konkretisht E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç si dhe një adoleshent kanë dhunuar me sende të forta një tjetër grup të rinjsh.
Sipas Policisë, tre autorët janë vënë në pranga. Ndërkohë dy 19-vjeçarët dhe një i adoleshent, 17 vjeç ndodhën në spital nënë kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin "Nënë Tereza", këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve./Zëri.ai