TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e një kopshti në kryeqytet, ku dyshohet se një edukatore kopshti ka qëlluar me shuplakë një fëmijë. Për pasojë, edukatorja 28-vjeçare është proceduar nga Policia e Tiranës pas një kallëzimi në komisariat.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky nuk është rasti i parë që edukatoret denoncohen nga prindërit apo të afërm për keqtrajtim të fëmijës. Ngjarje të tilla kanë kanë alarmuar prindërit, të cilët të shqetësuar për fëmijët e tyre, jo pak herë kanë kërkuar kontrolle dhe monitorime në kopshte e çerdhe./ZËRI