
KAVAJË-Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në Golem, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh. Bledar Rako është 48-vjeçari i arrestuar, pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh. E bija e 48-vjeçarit ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit. Nga ana e tij i ati ka mohuar akuzat ndërsa nëna e saj nuk ka qenë në djeni dhe pretendon po ashtu se e bija po mashtron.
Çfarë dëshmoi e mitura?
Ajo ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre. Ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.
"E ka kryer ne vijimësi për katër vjet kur nuk kanë qenë në shtëpi nëna dhe trë vëllezërit e motrat”,- tha adoleshentja.
Nena e saj e pyetur ne polici tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i saj nuk ka pranuar ne polici asgjë.
I ati mohon akuzat
Babai 48-vjeçar, Bledar Rako, ndërsa është arrestuar pas denoncimit të 15-vjeçares, vazhdon të mohojë akuzën e së bijës për abuzim seksual.
“Si mund ta bëj këtë?! Nuk e di pse e sajon”, është shprehur ai.
Ndërkohë edhe para policisë babai 15-vjeçares mohoi ngjarjen, "absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë,” -deklaori ai.
E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar, ndërsa 48 vjecari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të./ZËRI