Aktualitet

E rëndë në Greqi! Shoferi shqiptar përdhunon 27-vjeçaren në autobus! Dëshmia e vajzës: Hoqi pantallonat, më tha...

Madje ai shkoi deri në atë pikë, sa pas aktit i tha vajzës të qetësohej dhe e ktheu në punë.

f.t
E rëndë në Greqi! Shoferi shqiptar përdhunon
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 27-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një koleg në orët e para të së hënës së kaluar. 46-vjeçari, shofer autobusi i një kompanie në Aspropyrgos akuzohet se ka përdhunuar një punëtore 27-vjeçare të kompanisë, shkruajnë mediat greke.

Vajza po priste autobusin si çdo ditë në stacionin periferik të Aspropirgos. Shoferi 46-vjeçar shqiptar tha se autobusi ishte plot dhe se ai do të kthehej për ta marrë pas pak minutash. Por kur u kthye, shqiptari e futi 27-vjeçaren në autobus, e çoi në një vend të shkretë dhe e përdhunoi. Madje ai shkoi deri në atë pikë, sa pas aktit i tha vajzës të qetësohej dhe e ktheu në punë.

Momentet e "tmerrit"

Shoferi 46-vjeçar në itinerar ndryshoi kurs dhe e futi autobusin në një zonë të shkretë të Aspropirgos. Ai ka ndalur mjetin mes pemëve, i është afruar vajzës dhe i ka thënë se dëshiron të bëjë seks dhe se “e ndez” kur e sheh. 27-vjeçarja është tronditur kur autori i ka qëndruar sipër saj dhe ka hequr pantallonat dhe i ka treguar organet gjenitale. Para se ajo të mund të reagonte, ai i kapi duart dhe ia hoqi pantallonat dhe të brendshmet.

Një ditë pas përdhunimit të dyshuar, gruaja shkoi në Departamentin e Sigurisë së Aspropirgos, përshkroi atë që ndodhi me 46-vjeçarin dhe duke qenë se ajo kishte gjakderdhje, ajo u dërgua në një klinikë për analiza dhe ndihmë. Pak orë pas denoncimit, efektivët e policisë DIAS arrestuan 46-vjeçarin në Aspropirgos./ZËRI

Poll

MOS HUMB