Aktualitet

EMRI/ Anëtar i grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati

32-vjeçari është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe, ndaj për të është shtuar edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.

k.m.
EMRI/ Anëtar i grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Greqia
Foto ilustruese

TIRANË- Ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari Robert Gjika, i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal. Të riut i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

32-vjeçari është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe, ndaj për të është shtuar edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.

"Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan: -nga Greqia në Shqipëri, shtetasi R. Gj., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe,"- sqaron Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB