Aktualitet

EMRI- Kush është i dashuri i polices, babai i tij punonte në të njëjtin komisariat me Aldorjanën

Raportohet se Nika e kishte telefonuar me dhjetëra herë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

f.t
EMRI- Kush është i dashuri i polices, babai i tij punonte në
Aldorjana Loshi

TIRANË-Endri Nika, 28-vjeç i dashuri i polices që i dha fund jetës, është vënë në prangat e policisë për fshehje të së vërtetës. 28-vjeçari ishte i pari që mbërriti në banesën e Aldorjanës, ku e gjeti të pajetë. Raportohet se Nika e kishte telefonuar me dhjetëra herë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Me dyshimin se diçka nuk shkon, Endri Nika 28-vjeçar, nga Kamza ku banon, u nis drejt lagjes së “Ali Demit” në Tiranë. Menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet. Përveç mezaxheve të tij mësohet se i riu kishte marrë në duar edhe telefonin e Aldorjanës duke i fshirë të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin. 

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, ishte mesazhi që policja i ka dërguar 28-vjeçarit.

E reja, punonte në komisariatin numër 5 në Kamëz prej 1 viti. Report.tv shkruan se edhe babai i Endri Nikës punonte në të njëjtin komisariat në Kamës, me Aldorjanën.

21-vjeçarja është gjetur pa shenja në banesën e saj në rrugën 'Ali Demi'. Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB