Aktualitet

EMRI+VIDEO/ Arrestohet në Durrës 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Siç mund të shihet dhe në pamjet e publikuara nga Policia, Dërvishi fillimisht sapo ka parë Policinë ka tentuar të arratiset drejt një vendi me kallamishte dhe në errësirë të plotë, por tentativa ka rezultuar e pasuksesshme pasi pas disa minutave ndjekje është vënë në pranga.

E.K
EMRI+VIDEO/ Arrestohet në Durrës 38-vjeçari i shpallur në
Momenti i arrestimit

DURRËS- Adem Dervishi, 38 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Durrësit këtë të dielë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italaine për trafik droge. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka bërë të mundur arrestimit e 38-vjeçrit. Ky i fundit akuzohet se është pjesë e një gripi kriminal në Itali si dhe merret me trafikimin e narkotikëve. 

Siç mund të shihet dhe në pamjet e publikuara nga Policia, Dërvishi fillimisht sapo ka parë Policinë ka tentuar të arratiset drejt një vendi me kallamishte dhe në errësirë të plotë, por tentativa ka rezultuar e pasuksesshme pasi pas disa minutave ndjekje është vënë në pranga. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës. Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shëbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizmin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit. 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të zbatimit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë pa leje dhe lëndë narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili lëvizte në zonën e lagjes nr. 14, Durrës, shërbimet e Policisë organizuan punën për kapjen e tij. Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë vënë në ndjekje të një shtetasi të kërkuar. Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamisht dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës. 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB