Aktualitet

PRAPASKENAT- Çfarë po luhet? AKM në shkelje, ndërhyn tek tenderat në shëndetësi

Mos fijet në prapaskenë po lëvizen nga Arbër Teqja?

k.m.
PRAPASKENAT- Çfarë po luhet? AKM në shkelje, ndërhyn tek
Arbër Teqja dhe Klodian Allajbeu

TIRANË- Pas shkrimeve tona të fundit për tenderat në shëndetësi, të përfituara nga dyshja Arbër Teqja dhe Klodjan Allajbeu, një denoncim ka mbërritur në redaksinë e ZËRI-t. Pasi kanë lexuar shkrimet e njëpasnjëshme lidhur me denoncimet e bëra nga vetë ne dhe më pas të publikuara edhe nga Partia Demokratike (duke iu referuar të njëjtave dokumenta që ka nxjerrë ZËRI) redaksinë tonë e kontaktuan përfaqësues të shoqërisë "V.A.L.E Recycling", të cilët denoncojnë me fakte Agjencinë Kombëtare të Mjedisit e Turizmit dhe Mjedisit. Në denoncimin që kanë bërë pranë ZËRI, ku pretendojnë se kanë marrë një 'gjobë' dhe pezullim të lejes mjedisore. Këto masa janë marrë në kundërshtim me ligjin duke 'ndëshkuar' një shoqëri që ka qindra kontrata për përpunimin e mbetjeve spitalore dhe që ushqen familjet e zonës. Po ashtu, i kursen miliona euro çdo vit buxhetit të shtetit me çmimet që i ofron shtetit për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Përpara marrjes së vendimit të pezullimit dhe përpara marrjes së vendimit të Komisionit të Apelimit pranë AKM, dhe më konkretisht më datë 06.03.2024 kjo shoqëri ka njoftuar institucionet e cituara që e ka përmbushur kushtin e pezullimit, por me sa duket AKM e kishte ndarë mendjen, madje në vendimin e Komisionit të Apelimit pranë këtij institucioni janë lënë në fuqi masat e propozuara me datë 13.03.2024.

Më pas, shoqëria "V.A.L.E Recycling" ka njoftuar në mënyrë periodike, në datat 19, 23 dhe 28 Mars, dhe 2 Prill, institucionet e AKM dhe MTM, por pa marrje asnjë përgjigje nga to, dhe pa e marrë mundimin të bëjnë verifikimin e përmbushjes së kushtit dhe pse këto njoftime i janë dërguar me zhdoganimin e pajisjes "objekt pezullimi", për më tepër më datë 04.04.2024 finalizojnë objektivin e tyre duke pezulluar lejen mjedisore të shoqërisë. Vetëm pas ankesës pranë platformës së bashkëqeverisjes, shoqëria merr një përgjigje nga institucione ku bëhet me dijeni se me datë 04.04.2024 kanë kërkuar ngritjen e një grupi pune për verifikimin në terren për plotësimin të kushtit.

Pyetjet që na lindin ne janë; përse u deshën 29 ditë që të ngrihet komisioni për verifikimin në terren, përse u kërkuar ngritja e këtij komisionin në të njëjtën ditë që u mor vendimi, përse u desh ankesa pranë platformës së bashkëqeverisjes që të merrnim një përgjigje nga këto institucione, përse nuk reagojnë dhe nuk kthejnë përgjigje shoqërisë "V.A.L.E Recycling", a është zvarritur dhe po zvarritet ky proces për të zgjatur pezullimin e shoqërisë "V.A.L.E Recycling" për të favorizuar subjekte të tjea afër këtyre institucioneve?

Mos vallë gjithë kjo lojë, e luajtur më së miri nga institucionet me regji të shoqërive private vjen si reagim pas anulimit të tenderit me vlerë 8 milionë euro, ku u përcaktua hapur nga shoqëria "V.A.L.E", cila shoqëri po favorizohej? Kjo na shton më shumë dyshimet duke u nisur nga fakti që u vendos dhe anulimi me datë 18.11.2024, nga Komisioni i Prokurimit Publik me vendimin nr. 1189/2023, i procedurës së prokurimit të përqendruar me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjesimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”, të zhilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas ankesës së shoqërisë, dhe vetëm 3 ditë pas publikimit të këtij vendimit AKM paraqitet për inspektim pranë shoqërisë "V.A.L.E Recycling".

Mos vallë kjo është një ”hakmarrje” për anulimin e kësaj procedure nga shoqëria, e cila po lëviz fijet në prapaskenë, përse këto institucione gjoben dhe pezulluan shoqërinë "V.A.L.E Recycling" në kundërshtim me ligjin dhe injorojnë çdo njoftim për përmbushje të kushtit nga kjo shoqëri?

Kur do bëjnë këto insitucione ngritjen e grupit të punës dhe konstatimin e përmbudhjes së kushtit pezullues, apo ky konstatim do të bëhet vetëm pasi shoqëria konkurente, "ECO-RICIKLIM" të shpallet fituese në të gjithë procedurat e shpallura nga të gjitha spitalet, me çmim të plotë duke dëmtuar kështu në mënyrë direkte buxhetin e shtetit. Mos fijet në prapaskenë po lëvizen nga Arbër Teqja?

Arbër Teqja njihet si njeriu që ka fituar me kompaninë “Eco Riciklim shpk” dhe me “MSE shpk” rreth 6.8 milione euro fonde publike. Edhe pse është djali i zv/drejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha, e cila mban prej vitesh funksionin publik si zëvëndësdrejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,ai ka marrë një tender për grumbullimin, përpunimin, transportië dhe asgjesimin e mbetjeve spitalore ECO RICIKLIM.

Nëse dikur ka dalë hapur, në vitin 2023, Arbër Teqja nis të kamuflohet, duke nxjerrë në skenë një kompani "të huaj" dhe ia kalon 80 % të aksioneve kompanisë Cambridge Pathology B.V., e themeluar në Hagë. Ilda Tërshana, e cila bleu 80 përqind të aksioneve të “MSE” ka qenë për shumë vite drejtoreshë në kompaninë “Evita”, një kompani gjithashtu e lidhur me pronarin e spitalit Amerikan në Shqipëri, Klodjan Allajbeu, i cili ka marrë nga shtetin dhe që zotëronte aksione në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”.

Mesa duket Arbër Teqja dhe familja e tij (me të ëmën zv.drejtoreshë të QSUT) kanë që t'i shërbejnë Allajbeut dhe që të përfitojnë sa më shumë tendera në Shëndetësi, edhe duke shtypur kompanitë e tjera siç është edhe "V.A.L.E Recycling" në këtë rast! Për të arritur qëllimin, duket se nuk e kanë problem të përdorin edhe shtetin.../ZËRI

Poll

MOS HUMB