
KUÇOVË- Në fund të ceremonisë së hapjes së Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, përpos avionëve F15 dhe F16, spektakël në qiellin shqiptar dhuruan dhe dronët “Bayraktar TB2”. Këta dronë janë prodhuar nga Turqia dhe tashmë do jenë pjesë e Forcave të Armatosura.


Por çfarë i bën të veçantë këta dronë?
Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj dhe drejtohen pa pilot. “Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.
Ky dron, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram./ZËRI