
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 36-vjeçar shqiptar ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të partners së tij. Delin Beqiri, 36-vjeç, nga Bubullima e Lushnjës, dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën e mitur të partneres së tij 50-vjeçare, Dhurata Shpati.
25-vjeçarja ka treguar se njerku e ngacmonte nga viti 2013 deri në moshën madhore, ndërsa nga mosha 18 vjeçare e deri para pak kohësh e përdhunonte. Por jo vetëm kaq pasi 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar vajzën për 7 vite radhazi duke i thënë se do t'i publikojë ato në internet.
Në një intervistë të të dhënë për protothema.gr vajza përjashton të ëmën nga “korniza” e fajtorëve, ku shprehet se “ajo nuk ishte në dijeni të gjërave vulgare që i bënte pas shpine 36-vjeçari”.
“Nëna ime nuk ishte në dijeni për këto gjëra. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë, ai e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë, mamaja ime e pyetste se pse ishe i tillë dhe bënte këto reagime. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, është shprehur 25 vjeçarja.
Ndërkohë që nëna e 25-vjeçares është vënë në pranga. Ndaj saj është ngritur akuzë për trafik të lëndëve narkotike, dhe shkelje të legjislacionit për armën.
Gjatë kontrollit të policisë në banesë u gjetën dhe sekuestruan: 1505 gram kanabis, pistoletë me ajër, 4 thika, shuma e parave prej 18.275 euro, 3 peshore precize, rende dhe 3 celularë./ZËRI