Aktualitet

GJKKO shpalli Bllakon të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin për inceneratorin e Elbasanit

SPAK i ka qëndruar pretencës së dhënë për Kokën dhe Bllakon

E.K
GJKKO shpalli Bllakon të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin për
Alqi bllako dhe lefter koka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e shkallës së parë, për inceneratorin e Elbasanit. SPAK kërkon ndryshimin e masës së dhënë, për zyrtarët e lartë, Lefter Koka dhe Alqi Bllako. SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, dhe 4 për Alqin Bllakon, ndërsa ky i fundit mori pafajësinë në shkallën e parë. Bllako është shpallur i pafajshëm, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, por mbahet në burg, pasi është dënuar për Fierin.

Po ashtu ndaj Bllakos ka një masë arresti me burg, të lëshuar për inceneratorin e Elbasanit, pasi të treja këto afera janë duke u hetuar më vete.

Në datën 5 Tetor të vitit 2023, GJKKO dënoi me 33 vite burg në total të gjithë të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit. Më konkretisht, me 5.8 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre.

Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti.

Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet. Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg.

Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB