Aktualitet

Hakëruan email-et e SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e 3 të pandehurve

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, GJKKO do të gjykojë për akuzën grup i strukturuar kriminal ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

I.F
Hakëruan email-et e SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e 3 të
rrokaj-gjoni-ismaili

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e 3 të pandehurve që dyshohet se hakëruan të dhënat nga kompjuterët e Prokurorisë së Posaçme. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, GJKKO do të gjykojë për akuzën grup i strukturuar kriminal ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Akuzat e ngritura:

Arnold Rrokaj – “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Zambak Gjoni – “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Agim Ismaili – “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Rrokaj dhe Gjoni janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve. Sipas SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë. Po ashtu, SPAK-u njoftoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar dhe dosjet hetimore nuk janë prekur. Por janë marrë disa informacione që më pas i janë shpërndarë palëve të treta.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara bëri me dije më herët se ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars. Sipas SPAK, dosjet kanë mbetur të pacënuar. Përveç hetimit penal për Gjonin dhe Rrokajn, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB