Aktualitet

'Hape pak TV, të shoh lajmet'/ ME VIDEO- Pasi vrau ish-gruan, shqiptari shkoi në market dhe bleu birra

Mediat greke kanë nxjerrë pamjet e 50-vjeçarit që kishte shkuar të blinte burra, kur vetëm 4 orë më parë qëlloi për vdekje gruan e tij në Menidi.

k.m.
'Hape pak TV, të shoh lajmet'/ ME VIDEO- Pasi vrau ish-gruan,
Pamje nga videoja

GREQI- Sikur asgjë nuk kishte ndodhur, Eduart Danaj shkoi dhe bleu disa birra pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij. Mediat greke kanë nxjerrë pamjet e 50-vjeçarit që kishte shkuar të blinte burra, kur vetëm 4 orë më parë qëlloi për vdekje gruan e tij në Menidi. Pasi ka kryer vrasjen, ka shkuar në një hotel rreth 4 kilometra larg vendit të krimit. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai kishte kryer. Mëngjesin e së enjtes doli nga hoteli dhe shkoi në një kioskë aty pranë për të blerë një birrë. 

Tani edhe pse në arrest për vrasjen e gruas së tij Enkelejda Danaj, 50-vjeçari vazhdon të shkatërrojë fëmijët e tij. Eduart Danaj nuk pranon që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij që do të bëhet në Shqipëri. Djalit i duhet një prokurë e lëshuar nga i ati për të udhëtuar jashtë vendit fqinj dhe t'i thotë “lamtumirën e fundit” nënës. Por ky nuk është i vetmi qëndrim tronditës nga ana e 50-vjeçarit, pasi disa herë i ka thënë vajzës “je si nëna jote” dhe se do e vrite edhe atë. Eduart Danaj pritet që të dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Në një video-dokument të publikuar nga protothema.gr dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.

Eduart Danaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj më 16 maj. Sipas Policisë, gruaja ka marrë disa goditje me thikë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Pas krimit, Danaj është arratisur, duke u kapur pas disa orësh. Gruaja e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje Eduart Danaj. Ajo u gjet pa shenja jete nga banorët e pallatit, të cilët rrëfyen tmerrin. Në vendngjarje ka shkuar dhe vajza e çiftit, e cila ndodhet në gjendje shoku, nga ajo që ka parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB