Aktualitet

U zhvaste para biznesmenëve duke u hequr si zyrtar, supermashtruesi merret i pandehur (Emri)

Në një rast, Florian Gjergji i kishte kërkuar biznesmenit Pëllumb Salillari 130 mijë euro.

D.XH
U zhvaste para biznesmenëve duke u hequr si zyrtar, supermashtruesi merret
Florian Gjergji

TIRANË – Supermashtruesi i biznesmenëve Florian Gjergji dhe disa persona të tjerë janë marrë të pandehur, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Përmes skemave mashtruese, Gjergji me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar t’ju marrë shuma të mëdha biznesmenëve, duke iu shkruar në aplikacionet ‘Signal’ dhe ‘Telegram’. Ata silleshin sikur ishin kryetarë bashkish apo zyrtarë të lartë të administratës.

Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se Florian Gjergji përdorte persona të tjerë, për të mashtruar sipërmarrësit. Ai nuk është lokalizuar ende nga Krimi Ekonomik, pasi ka dyshime se veprimtarinë kriminale e ka kryer nga Gjermania.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se Gjergji dhe të dyshuarit e tjerë iu shkruanin biznesmenëve, se iu duheshin shuma të mëdha parash, për çështje të ndryshme. Një nga rastet e zbuluara ishte në janar 2023, ku pre e mashtrimit ra biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit iu kërkuan 130 mijë euro. Florian Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa ndaj tij gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB