Aktualitet

"Hiqni plehrat"! Banorët kërkojnë zhvendosjen e vendgrumbullimit, Tritan Shehu: Padi për Kumbaron

Banorët thanë se do të bëjnë padi në SPAK ndaj zyrtarëve që kanë firmosur në vitin 2021 pa u zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

f.t
"Hiqni plehrat"! Banorët kërkojnë zhvendosjen e
banorët në protestë

PËRMET-Banorë të Piskovës në Përmet kanë protestuar sërish kundër depozitimit të mbeturinave pranë parkut natyral. Protestës së banorëve i ëhstë bashkuar edhe deputeti demokrat, Tritan Shehu. Përmes një peticioni drejtuar bashkisë së Përmetit, prefekturës së Gjirokastrës dhe Ministrisë së Mjedisit, banorët, të mbështetur dhe nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkojnë zhvendosjen vend-depozitimit të mbetjeve në zonë tjetër, larg banesave. Ata thanë se do të bëjnë padi në SPAK ndaj zyrtarëve që kanë firmosur në vitin 2021 pa u zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

"Kemi tre vite që protestojmë. Kam komunikuar me prefektin për kontaminimin e ujit të pijshëm dhe mbetjet toksike. I kam kërkuar ndihmë dhe policisë ta mbyllin këtë. Kërkojmë të mbyllet gropa e vdekjes, boll luajtët me jetët e njerëzve. Ne duam të hiqen këto plehra. Ne kemi bere peticion me firmat e komunitetit do ta çojmë në SPAK se është vrastare”, tha Arlind Dyrmishi kryeplak i Piskoves, për mediat.

“Është ironia më e madhe, që Vjosa shpallet Park Kombëtar ndërsa në degët e Vjosës derdhen mbeturina. Tymi dhe toksikat po mbysin njerëzit. Kjo është bërë për të fshehur të verteten, për të maskuar se gjasme s’po i hedhin në Vjosë, por këto në fakt mbërrijnë në Vjosë. Këto bëhen me lejen e ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila firmos në dëm jo vetëm të turizmit por dhe të njerëzimit. Të gjitha mbeturinat derdhen në Vjosë me firmën e saj. Ëshë veper penale e dënueshme”, u shpreh Tritan Shehu, deputet i PD-së në qarkun e Gjirokastrës.

"Unë nuk dua t’ia shikoj bojën Kumbaros, se i kam thënë edhe për problemin e ujit se s’kemi ujë dhe nuk ka na zgjidhur punë”, tha një e moshuar.

“Tre ditë u dogjën plehrat nuk hapje dot dritaret! Në rast se sdo merren masa do protestojmë, do kërkojmë të drejtën tone, do bllokojmë rrugët”, tha një tjetër.

Piskova shtrihet buzë Vjosës dhe në hyrje të parkut kombetar “Bredhi i Hotovës”. Kjo është zone me potencial për zhvillimin e turizmit, por ngritja e ketij vend-depozitimi per gjithe mbetjet e bashkise se Permetit i ka zbehur shpresat per zhvillim. Fshati po braktiset thane banoret, per shkak te ndotjes dhe mungeses se sherbimeve.

Poll

MOS HUMB