
ITALI- Një krim makabër ka tronditur fshatin e vogël Panarano, 50 km në veri të Napolit në Itali. Një 65-vjeçar është vrarë nga vëllai i tij 59-vjeçar teksa flinte, në mënyrë të tmerrshme. Disa orë pas një debati, autori vrau vëllain e tij fatkeq duke i prerë kokën dhe më pas ia hodhi nga ballkoni i shtëpisë ku banonin të dy.
Vrasësi i quajtur Benito, sipas mediave italiane, pasi kreu aktin makabër i ra ziles së një shtëpie fqinje dhe kërkoi të thërriste karabinierët. Menjëherë u dërgua në Komisariat, atje ku edhe pranoi fajin.
"Nuk ka fjalë për atë që ndodhi, i gjithë komuniteti është i tronditur,"- i tha ANSA-s, kryebashkiaku i Panarano, Antonio Iannacone.
Viktima, pas daljes në pension të fundit dhe vdekjes së gruas së tij, kishte vendosur të kthehej në fshatin ku lindi me shpresën se do të kalonte në paqe ditët e fundit të jetës./ZËRI