Aktualitet

Djali akuzohet se bashkëpunoi me vrasësin e Nevruzit/ Nëna: Geraldi e ka kërcënuar me armë

Në rrëfimin e saj, nëna e Daniel Qoses, thotë se i biri nuk kishte kontakte me viktimën, për shkak se Nevruzi kishte 5 ditë që kishte filluar punë, ndërsa thotë ndër të tjera se vikrtima dhe autori kishte njohje nga Britania e Madhe. 

E.K
Djali akuzohet se bashkëpunoi me vrasësin e Nevruzit/ Nëna:
Kostaqe Qose

KORÇË- Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Gerald Shehun për të larguar trupin e Eraldo Nevruzit nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së këtij të fundit nga Shehu ka folur këtë të prmete për mediat. Ajo shprehet se i biri kishte punuar prej 5 vjetesh në hotelin ku ndodhi ngjarje dhe se nuk ka pasur ansjëherë sherre me pronarin, Gerald Shehu gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ajo tregon se e ka marrë vesh ngjarjen nga lajmet ndërsa shton se më pas ka tentuar të telefonojë të birin, por ai nuk i përgjigjej. Në rrëfimin e saj, nëna e Daniel Qoses, thotë se i biri nuk kishte kontakte me viktimën, për shkak se Nevruzi kishte 5 ditë që kishte filluar punë, ndërsa thotë ndër të tjera se vikrtima dhe autori kishte njohje nga Britania e Madhe. 

Kostaqe Qose: Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punon djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se ‘Grecca’ më tha. Marrim dhe pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bie dhe nuk më përgjigjet, por mos ki merak se do shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar, po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka pasur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale, ndërsa atje ka punuar banakier, e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën, por pronari i tha hajde se zihet vëndi. Deri në shtator punonte aty.

Si ndodhi vrasja

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI

Poll

MOS HUMB