Aktualitet

Qëndroi 5 orë në vendngjarje, trupi i recepsionistit të vrarë Eraldo Nevruzi dërgohet në morgun e Vlorës

Trupi u gjet mesditën e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Vuno, ndërsa për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes pasi ekspertët po mblidhnin provat dhe po vëzhgonin vendin e ngjarjes.

E.K
Qëndroi 5 orë në vendngjarje, trupi i recepsionistit të
Eraldo Nevruzi

HIMARË- Trupi i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në hotel “Greccia”, në Dhërmi ku punonte si recepsionist nga pronari i hotelit Gerald Shehu është dërguar pak minuta më parë në morgun e Vlorës. Trupi u gjet mesditën e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Vuno, ndërsa për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes pasi ekspertët po mblidhnin provat dhe po vëzhgonin vendin e ngjarjes. Pritet që trupi i të riut t’i nënshtroihet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. Autori është vënë në pranga një natë më parë në tentativë për tu arratisur në Angli ku jetonte prej kohësh. Ai u prangos në Korfuz.

Si ndodhi vrasja

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI

Poll

MOS HUMB