Aktualitet

I dënuar përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj, Kushtetuesja zbardh vendimin për Arben Frrokun

Në shkurt të këtij viti, Kushtetuesja la në fuqi vendimet e mëparshme duke gjetur të duhur fajësimin e Arben Frrokut dhe ndaj vulosi përfundimisht dënimin e përjetshëm të tij për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

I.F
I dënuar përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj, Kushtetuesja
Arben Frroku

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për Arben Frrokun, pasi la në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në shkurt të këtij viti, Kushtetuesja la në fuqi vendimet e mëparshme duke gjetur të duhur fajësimin e Arben Frrokut dhe ndaj vulosi përfundimisht dënimin e përjetshëm të tij për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Në shkurt të vitit 2025, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që të rihapet dosja e Arben Frrokut, me argumentin se procesi gjyqësor ndaj tij përmban shkelje të të drejtave të njeriut. Vendimi unanim i Strasburgut detyroi shtetin shqiptar të rihapë çështjen në këtë gjykatë, duke i dhënë Frrokut mundësinë për një shqyrtim të ri. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Kushtetuesja la në fuqi vendimin me burg të përjetshëm të Frrokut.

Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013, por asnjëherë nuk e ka pranuar këtë krim. Në Prill të 2015-s, Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false, disa muaj më vonë, dhe Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut, por ai deklaroi se nuk duhet të ekstradohet drejt vendit të tij, sepse kërcënohej nga gjakmarrja./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB