Aktualitet

I ftohti polar "ngrin" vendin, termometri zbret në -15 gradë Celsius

Raportohet se në zonat malore temperaturat kanë zbritur deri nën -15°C.

zh.ll
I ftohti polar "ngrin" vendin, termometri zbret në -15 gradë
Foto ilustruese

TIRANË- Reshjet e dëborës në veri dhe juglindje të vendit janë shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave. Raportohet se në zonat malore temperaturat kanë zbritur deri nën -15°C.

-Valbonë: -18°C

-Kukës: -15°C

-Dibër: -10°C

-Qafë Thanë: -15°C

Pavarësisht temperaturave, akset rrugore vijojnë normalisht pasi kontraktorët në terren po kryejnë pastrimin e rrugëve. Ndërkohë, autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe përdorimin e gomave dimërore. 

Gjithashtu, Qarku i Elbasanit vijon të jetë i përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura shumë të ulëta, të cilat në zonat malore kanë zbritur nën -10°C. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në -15°C. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB