Aktualitet

I prangosur dhe i djegur në makinë, vrasja e shqiptarit në Greqi mbetet mister...Si u vra i riu pa të kaluar kriminale?

Ndërtuesi shqiptar nga Tepelena, u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, vetëm pak ditë më parë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. 

zh.ll
I prangosur dhe i djegur në makinë, vrasja e shqiptarit në Greqi
Sulo Halili-vendngjarje

GREQI- Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar, Sulo Astrit Halili, në Greqi mbetet një mister për policinë greke. Ndërtuesi shqiptar nga Tepelena, u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, vetëm pak ditë më parë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. 

Kanë qenë rezultatet e ADN-së që zbuluan se viktima është 27-vjeçari shqiptar i zhdukur nga Halkida. Ky i fundit, rezultote i zhdukur që prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht.  

Sipas autoriteteve, Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4 nëntori. Para zhdukjes ai kishte telefonuar familjarët që po shkonte për në banesë. Familjarët kishin njoftuar humbjen e tij, ndërsa trupi i tij u gjet 3 ditë më pas. 

Zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, deklaroi se viktima nuk ishte i njohur për policinë, pasi nuk kishte precedentë të regjistruar.

“Ai nuk kishte qenë shqetësim për Policinë Helenike në të kaluarën”, tha ajo.

Në kushte të tilla, misteri për vrasjen e të riut shqiptar bëhet edhe më e madhe. Autoritetet po përpiqen ta zgjidhin krimin duke profilizuar viktimën. Pista e mundshme mbetet ajo e ndonjë konflikti apo hakmarrjeje.

Konkretisht, ata po kërkojnë të zbulojnë nëse ai kishte ndonjë mosmarrëveshje me dikë dhe nëse ishte kërcënuar. Policia po shqyrton gjithashtu postimet në profilin e tij personal në TikTok dhe aplikacione të tjera, për të përcaktuar me kë po fliste dhe nëse kishte ndonjë takim në ditën e zhdukjes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB