TIRANË- Një 45-vjeçar, i shpallir në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Budapest me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për Auron Hajdini alias Auron Hysaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Nga ky dënim, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
Auron Hajdini alias Auron Hysaj është dënuar për një ngjarje në vitin 2023. Hajdini në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri./ZËRI