Aktualitet

Incidenti me Osmanin në Shkup, Aviacioni Civili: Sigurimi bëri detyrën. Presidenca Kosovës: Propagandë për qëllime politike

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), në Maqedoni të Veriut, në krye Dragi Stojanoski, njoftoi sot se rishikuan provat.

I.F
Incidenti me Osmanin në Shkup, Aviacioni Civili: Sigurimi bëri
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

PRISHTINË-SHKUP- Vazhdojnë diskutimet mbi incidentin që ndodhi më 2 gusht në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i areportit tentoi t’i merrte sendet personale presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), në Maqedoni të Veriut, në krye Dragi Stojanoski, njoftoi sot se rishikuan provat dhe kanë dalë në përfundimin se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë kanë vepruar në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtën vizitore, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranojën se edhe piloti i avionit refuzoi të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, thekson AAC.

Por, pas këtij raporti nga AAC, reagoi menjëherë Presidenca e Kosovës. Edhe njëherë, në deklaratën zyrtare shtuan se në asnjë vend të botës liderëve të shtetit nuk i kërkohet të dorëzojnë sendet e tyre personave. Madje pretendojnë se e gjitha ka pasur qëllime politike.

“Në shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit. Nga dhjetëra vende që kemi vizituar deri sot, RMV është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike”, thuhet në deklaratë.

Lidhur me këtë rast ende nuk ka një reagim zyrtar nga Kurti. Gjatë konferences me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ai tha se do të priste derisa të përfundonin hetimet zyrtare.Por edhe pse hetimet kanë përfunduar, kryeministri ende hesht.

Incidenti në fjalë ndodhi të enjten, më 2 gusht, në Shkup, kur stafi i sigurisë të aeroportit kërkoi të kontrollonte me skaner telefonin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Punonjësit e kompanisë që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Shkupit u përplasën fizikisht edhe me truprojat e presidentes Osmani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB