Aktualitet

Ishte amaneti i tij, trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri

Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar detajet në lidhje me ceremoninë mortore.

I.F
Ishte amaneti i tij, trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos do
Anastas Janullatos

TIRANË- Mësohen detaje të reja nga ceremonia mortore për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, pasi ky ka qenë amaneti i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri. Po ashtu, ky është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer dhe jo në vendin e lindjes.

Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar detajet në lidhje me ceremoninë mortore.

Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.

Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB