Aktualitet

'Shkërmoqet' banda e 'skifterave' shqiptarë në Itali

Autoritetet italiane i kishin vënë shqiptarët që prej janarit 2024 në vëzhgim pas disa vjedhjeve të kryera në zonë.

E.K
'Shkërmoqet' banda e 'skifterave' shqiptarë
Foto ilustruese

ITALI- Tre shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije kanë rënë këtë të premte në prangat e Policisë italiane pasi akuzohen për disa vjedhje në zonën e Tirolit të Jugut. Arrestimet erdhën në bazë të një urdhër-arresti nga prokuroria publike e Bolzanos. Autoritetet italiane i kishin vënë shqiptarët që prej janarit 2024 në vëzhgim pas disa vjedhjeve të kryera në zonë.

Një prej “aksioneve”, ishte dhe më i dhunshmi. Bëhet fjalë për grabitjen e 18 Prillit 2024. Kur pati dhe një përleshje mes grabitësve dhe të zotit të shtëpisë. Grupi lëvizte nga një vend në tjetrin për të kryer vjedhje dhe për këtë përdornin makina me qira. Grupi pritet të dalë para gjykatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB