Aktualitet

Karçanaj 'në kërkim' të lirisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kërkesa e Karçanajt do të shqyrtohet Gjykata e Lartë, ku përmes shortit është caktuar gjyqtari Genti Shala për të trajtuar çështjen.

zh.ll
Karçanaj 'në kërkim' të lirisë, bën
mirlinda karcanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar heqjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj. Kërkesa e Karçanajt do të shqyrtohet Gjykata e Lartë, ku përmes shortit është caktuar gjyqtari Genti Shala për të trajtuar çështjen.

Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Sipas burimeve hetimore, përveç shkeljes së barazisë në tendera, autoritetet po hetojnë edhe qarkullimin e fondeve të përfituara nga këto kontrata, për të verifikuar elementë të mundshëm të pastrimit të parave.

Lidhur me hetimin dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t, vijojnë të jenë në kërkim. Dyshja akuzohet se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta. Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është në “arrest shtëpie”. GJKKO ka pezulluar nga detyra zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB